1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Mos rezervoni pushimet tuaja verore! Ministri britanik paralajmëron njerëzit që të mos bëjnë plane largimi – së paku tani

Britanikët duhet të ndalojnë rezervimet e pushimeve verore derisa ‘trajektorja’ e shpërthimit të coronavirusit të jetë më e qartë, sugjeroi sot Grant Shapps – pasi ai pranoi një ‘plan dalje’ nga mbyllja nuk do të zbulohet për të paktën dy javë.

Sekretari i Transportit i Britanisë së Madhe tha se ai nuk kishte ndërmend të bënte një pushim mes frikës se kufizimet e udhëtimit mund të zvarriteshin për muajt e ardhshëm, përcjell Telegrafi.

Një deklaratë e tillë vjen pasi numri i vdekjeve gjatë një dite në Britani ishte 847, duke nxitur shpresat se kurba e fatalitetit në Mbretërinë e Bashkuar po rrafshohet përfundimisht pas ditëve të pasigurisë.

Ndërkohë Kina ka rishikuar numrin e saj të vdekjeve nga coronavirusi në provincën Wuhan për 50 për qind, duke nxitur dyshimet se ka mbuluar shkallën e shpërthimit.

Ndërkohë numri i të vdekurve nga COVID-19 në gjithë botën ka kaluar në mbi 150 mijë.

Gjithsej 150.603 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 2.118.713, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 35.481 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 22.475 viktima, Spanja me 19.478, Franca me 17.920, Britania me 14.576, Belgjika me 5.163, Irani me 4.958 dhe Gjermania me 4.193 të vdekur nga COVID-19.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 4.632 të vdekur, shkruan AA.

Vendet e tjera me mbi 1.000 viktima janë Holanda me 3.459, Brazili me 1.956, Turqia me 1.769, Suedia me 1.400, Zvicra me 1.325 dhe Kanadaja me 1.252 të vdekur.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani, 563.696 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 1,5 milion raste aktive që presin të shërohen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img