Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq.
Këtë e ka bërë të ditur Lajçak përmes një shkrimi në Twitter.
Lajçak ka thënë se ka biseduar për rifillimin e dialogut dhe pandeminë COVID-19.
“Duke vazhduar diskutimet e mia me udhëheqësit politikë në rajon, sot kam biseduar me partnerë shtesë përfshirë kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakic. Patëm bisedë produktive dhe të dobishme në lidhje me rifillimin e dialogut, si dhe për masat lidhur me COVID-19”, ka thënë ai.
Ndërkaq, Lajçak edhe të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin, nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin si dhe me kryetarin e Nismës Fatmir Limaj.
Continuing my discussions with political leaders in the region, I spoke to additional partners including care-taker prime minister @albinkurti and Goran Rakic. We had productive and helpful talks regarding the resumption of the Dialogue, #Covid19 response & ???????? assistance measures
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 17, 2020