2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë kundër personit që kanosi presidentin Thaçi

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet K.P. veprën penale “Kanosje”, i cili përmes Facebook-ut kishte kanosur presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet K.P. më 26.03.2020, nëpërmes rrjetit social Facebook ka kanosur Thaçin, lidhur me punën e tij si person zyrtar.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri me inicialet K.P. më 26.03.2020, nëpërmes rrjetit social ‘Facebook’ ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Presidentin e Republikës së  Kosovës, Hashim Thaçi, lidhur me punën e tij si person zyrtar, se do t’i shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit, personi i tillë, ashtu që, në profilin e personit, Kujtim Boletini, të cilin vet e kishte hapur, ka postuar mesazh kërcënues me këtë përmbajtje, si vijon ‘Sotë  i zhdrypa pre tavani se ne kuvend po flitet për ndarjen e Kosovë nga Hashim Broja le te din Hashim Broja a kushdo qoftë aj se Ende jemi gjallë pjesa e veriut. Nuk e lejojmë ndarjen o Hashim Broja Dije  se xhumin xhum sta la me ba’, duke i shoqëruar këto fjalë me dy fotot të dy armëve të gjata, me ç`rast tek i dëmtuari ka shkaktuar frikë dhe ankth se do t`i shkaktohet ndonjë e keqe  atij apo familjes së tij nga i pandehuri K.P”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, me këto veprime i pandehuri K.P. ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img