7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Osmani procedon nismën legjislative për Projektligjin për luftimin e COVID-19 në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, e përkrahur nga deputetët nënshkrues, ka proceduar nismën legjislative për Projektligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media të Kuvendit të Kosovës.

“Kjo nismë është iniciuar si rrjedhojë e kërkesave të cilat burojnë nga Aktgjykimi KO 54/20 i Gjykatës Kushtetuese, i datës 6 prill 2020, i cili specifikon rolin e Kuvendit në ndërmarrjen e masave të duhura për tu siguruar që kufizimet e nevojshme të të drejtave dhe lirive themelore më qëllim të ruajtjes së shëndetit publik, janë bërë në pajtueshmëri me Kushtetutën”, thuhet në komunikatë.

Me këtë rast, Osmani falënderoj ish-Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, prof.dr. Enver Hasani, për angazhimin pro-bono në hartimin e draftit të parë këtij projektligji.

Ky projektligj do të trajtohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e Punës së Kuvendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img