Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Balicë të komunës së Malishevës ka arrestuar 13 persona të cilët nuk kishin respektuar vendimet lidhur me pandeminë.
Të njëjtit sipas policisë ishin grumbulluar në një lokal.
“Janë ndaluar trembëdhjetë (13) meshkuj K, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë, duke u grumbulluar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt përveç pronarit të lokalit i cili është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.