1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Agim Musliu publikon fotografi të Arkanit dhe priftërinjve serbë që lidhen me Rusinë

Eksperti i sigurisë Agim Musliu, në emisionin debatues “Click” në RTV21, ka publikuar fotografi të priftërinjve serbë me kriminelë lufte, veçmas me Arkanin që lidhen me ndikimin rus.

Ai ka thënë se, “kupola e ndikimit është përmes Kishës Ortodokse. Kisha ka qenë në rendin e parë për pengimin arritjes së paqes në kohën e luftërave në Jugosllavi”.

Ai më tej ngriti çështjen se, “çka kërkojnë rusët nëpër secilën kishë ortodokse në Kosovë? Kjo është vetëm nxitje e klerit serb ndaj vendeve të Ballkanit në përgjithësi, por Kosovës në veçanti. Ata vet i dëmtojnë kishat dhe më pas e ngrisin këtë si çështje në Këshillin e Sigurisë në OKB. Ose, çka kërkojnë rusët në protesta në Mal të Zi?”.

Gjatë emisionit, paraqiti edhe disa fotografi, të cilat tregojnë përfshirjen e priftërinjve të sotëm serbë në Kosovë e Mal të Zi me kriminelë të dikurshëm serbë.

Foto e publikuar nga eksperti i sigurisë Agim Musliu


Foto e publikuar nga eksperti i sigurisë Agim Musliu

Specifike u paraqitën fotografitë e kriminelit serb Arkan, luftëtarët e të cilit tashmë sillen nëpër grupet paramilitare ruse në Siri, me klerikët ortodoksë serbë, si Amfiholije dhe Sava Janjiq.

Fotografia e Janjiqit me Arkanin është nga viti 1992, përkatësisht ditën kur po vihej themeli i kishës në kampusin univeristar të UP-së. E veçanta është fotografia e të parit të Kishës Ortodokse Serbe, Irinejit me grupin paramilitar rus të kozakëve.

Gjithë këto, Musliu i lidhi me faktin se këmbanat e disa kishave ortodokse në Prishtinë po aktivizohen gjoja për luftimin e virusit COVID-19, si një metodë primitive ruse për shërim dhe provokim të qartë në Kosovë. Për këtë gjë, ndaj Musliut ka reaguar Kisha Ortodokse në Kosovë, duke thënë se do t’i rrallojë këmbimin në kishën e Prishtinës.

Eksperti Musliu përmendi edhe tashmë lajmin e njohur se NATO do të ngrisë kapacitete në Mal të Zi e Maqedoni për luftimin e dezinformatave që vijnë nga Rusia dhe të cilat po lidhen me virusin që aktualisht ka përfshirë gjithë botën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img