Vitia falënderon qytetarët: Të gjithë bashkë për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit

73
Advertisement

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia përmes një postimi në Facebook, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, dhe profesionistët të cilët janë në krye të detyrës gjatë pandemisë COVID-19.

Advertisement

Vitia ka falënderuar fillimisht qytetarët të cilët po qëndrojnë në shtëpi, teksa vazhdoi me profesionisët mjekësor e policët, pastaj me kryetarët e komunave e stafin e tyre.

“Sot dëshirojmë vetëm t’ju falenderojmë: T’ju falenderojmë për bashkëpunimin tuaj duke qëndruar në shtëpi në këto kushte të vështira, ndihmoni realizimin e masave të ndërmarra për të mbrojtur jetën dhe shëndetin. T’ju falenderojmë ju qytetarë që përbëni efektivin e Policisë së Kosovës. Ju qytetarë që jeni mjekë, infermierë, epidemiologë, laborantë, mami, si dhe ju që përbëni të gjithë stafin mbështetës. Ju qytetarë që keni sot përgjegjësinë e lartë të të qenit kryetarë të Komunave, ose të jeni staf i tyre”, shkruan Vitia.

Ai po ashtu tha se është falënderues ndaj bizneseve, dhe se në çdo orë po monitorojnë gjendjen.

“Ju qytetarë që realizoni tërë veprimtarinë biznesore, prodhuese e tregtare, që siguroni prapavijën e rezistencës sonë të përditshme. Ne po e monitorojmë çdo orë gjendjen dhe po trajtojmë me përgjegjësi çdo vështirësi që po paraqitet. Do të përpiqemi t’i përgjigjemi çdo pyetjeje që do të na vijë prej jush me qartësinë e nevojshme dhe shpejtësi. Më e rëndësishme se kurrë më parë është: angazhimi kolektiv dhe adresimi profesional. Ju faleminderit edhe njëherë. Së bashku edhe njëherë të mobilizuar për të mbrojtur të drejtën absolute, të drejtën e jetës”, shkruan Vitia. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës