Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur për të tretën herë me radhë letër kryeministrin në detyrë Albin Kurtit. Mirëpo edhe në këtë letër Thaçi, i është drejtuar Kurtit në cilësinë e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, pari kjo që ka dal fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019.
Në letrën që ka nisur Thaçi për Kurtin ka shkruar se është duke pritur emrin për mandatarin, teksa shton se qytetarët e Kosovës dhe partitë politike në vend me të drejtë janë duke pritur që presidenti të caktojë mandatarin e ri.
Thaçi ka thënë se këtë veprim do ta ndërmarrë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetutës, që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.“Do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutës”, ka shkruar presidenti.