1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Vetëvendosje: Marrëveshja për kodin telefonik legalizon operatorët ilegal

 Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë sot në Kuvend se shumë politikanëve në Kosovë nuk ju ka konvenuar që Kosova të ketë kod telefonik, ngase sipas tij, deri më tani shumë nga ata, kanë përfituar qindra mijëra euro.

Sipas tij, operatorët ilegal telefonik që kanë vepruar në Kosovë, nuk janë shuar siç po deklaron Mustafa, por Konjufca thotë se ata janë legalizuar, raporton lajmi.net
“Mustafa tha se operatoret ilegal janë shuar me këtë marrëveshje, nuk janë shuar por janë legalizuar. Ky është kompromisi që është bërë. Kur thërrisni në Maqedoni, Slloveni apo Kroaci është thirrje ndërkombëtare kurse në Serbi jo, diçka nga sovraniteti po rrjedh”, tha Konjufca.
Ai vlerëson se me marrëveshjen e arritur, operatori serb do të përdor asetet tona publike për më kriju shërbime për operatorin e Serbisë.
“Telekomi i Serbisë përmes kësaj që i është mundësuar mundet me ofru edhe shërbime televizive, këtë Qeveria nuk e ka paraparë”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img