3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Masat e reja krijojnë tollovi para bankave – ndërhyn policia

Një ditë para se të hyjë në fuqi vendimi për masat e reja të ndalimit të lëvizjes së lirë, shumë qytetarë ia kanë mësyrë bankave, duke krijuar tollovi, por edhe rrezikshmëri për shëndetin e tyre.

Për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, kishte dalë edhe policia për të mbajtur rend për distancën sociale në këto vende. Madje ajo u detyrua edhe të ndërhyjë.

Shefkete Ahmeti në moshë të shtyrë ka pritur në radhë më shumë se dy orë për të tërhequr para nga banka, pasi i duhen për blerjen e barnave.

Ajo thotë se në bazë të vendimeve të qeverisë, nga nesër do të jenë masat më të rrepta për të dalë jashtë shtëpisë.

“Po pres të marrë para, pa to s’kam ku shkoj, se më duhen për barna, pasi kam mbetur pa to. Tash deri të hyj në rend kështu.(A jeni duke pritë gjatë radhë?) Po shumë”, thotë Ahmeti.

Po ashtu edhe Fatmir Halili sot priti gjatë në një bankë për të hapur një llogari, pasi me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë nga nesër nuk mund të marrë shërbime, dhe e drejta e tij e lëvizjes është vetëm pasdite.

“Prej orës 11:00 jam duke pritë këtu, edhe po besoj që s’po mund të kryej punë për të hapur llogari. (Po ju frikoheni masave të reja prej nesër apo?) Normal, sepse unë e kam të drejtën të dal prej orës 15:00 deri në 16:30, ndërsa bankat punojnë vetëm deri në orën 13:30, kështu që sot po presim në radhë për të marrë shërbime. Nëse nuk mundemi dashtë Zoti jemi shëndosh”, theksoi Halili.

E pati edhe prej atyre edhe pse pritën gjatë në radhë, nuk arritën të kryenin punë, pasi që orari i punës në bankë ishte i kufizuar.

Nazmije Rrustemi tha se janë edhe duke u keqpërdorë nga bankat për pritje në radhë, pasi sipas saj, bankat nuk punojnë edhe pasdite.

Ajo e indinjuar, u shpreh se nuk është e drejtë të pret gati dy orë, dhe mos të marrë shërbim nga banka.

“Qe një orë e gjysmë janë duke pritë këtu për me hapë llogarinë bankare. Një herë na thanë të presim në radhë, tash shko në shtëpi se nuk punojmë. Tash na kërkuan të shkojmë në shtëpi. Kjo nuk është e drejtë”, tha Rrustemi.

Policia vazhdimisht është detyruar të ndërhyjë për të mbajtur distancë sociale sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtare të Shëndetësisë Publike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img