Ish-zëdhënëses së Qeverisë Haradinaj, Donjeta Gashi, siç duket nuk po i pëlqyen mënyra se si po punon pasardhësi i saj, zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu.
Ish-zëdhënësja Gashi i ka dhënë disa këshilla zëdhënësit të Qeverisë Kurti.
Në mesin e gjashtë këshillave, Gashi ka shkruar se Kryeziu duhet të lexojë lajmet e ditës paraprake për t’i kuptuar temat që mund të shtjellohen.
Për më shumë, shkrimi i plotë:
Këshilla për zëdhënësin (for free)
Gjatë një dite të vetme, varësisht nga zhvillimet politike, si Zyre e Kryeministrit kemi pranuar 60-70 pyetje me email, telefonata apo mesazhe nga gazetarët (ne FB, Viber apo Whatsapp).
Kësisoj, nga pyetjet e marra (që në shumë raste për tematiken e njëjtë), si zyre e informimit kemi pas mundësi me mësu se çka mund të pyetet Kryeministri në konferenca apo në paraqitje të tjera publike.
Nga ky fakt, Ti (Ju) mund të bëni gati (në konsultim me agjendën dhe mundësitë se ku mund të pyetet shefi Juaj) se cilat pyetje, rrjedhimisht cila përgjigje mund t’u ktheni medieve / gazetarëve!
Andaj, i nderuar zëdhënës, duke e kuptuar presionin e punës, volumin e madh të aktiviteteve dhe specifikat e caktuara apo edhe dëshirën për protagonizëm, i ke këto këshilla:
1. Lexo lajmet e asaj dite ose të një dite paraprake (TV-te, Radiot, portalet) për t’i kuptuar temat që mund të shtjellohen apo për të cilat mund të pyetet shefi juaj.
2. Lexo postimet në Facebook të akterëve medial për të kuptu se me çka mund të përballesh.
3. Përgatitë një listë pyetjesh hipotetike bazuar nga pika 1 dhe 2
4. Tregoja Shefit, bashkë me komentet Tuaja nga matja e këtyre opinioneve.
5. Ndreqe krevaten, qëndrimin drejt dhe Go for It!
6. Më e rëndësishmja: Jepju gazetarëve të drejtën e tyre të garantuar; t’i bëjnë pyetjet pa presion dhe pa cenzur.
Ne që kemi ecur në rrugën tënde, e kuptojmë edhe një fakt: shumë herë, fjala e merr dhenë.
Ruje shnetën, ruje integritetin personal (sepse çdo funksion është kalimtar), respekto të drejtën e fjalës së lirë dhe respekto institucionin.
Faleminderit për vëmendje”.
https://www.facebook.com/donjetash.gashi/posts/10157351490108719