5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Thirrja urgjente e Zharkut: Deputetët t’ia ndalojnë detyrën Sfeçlës, mos u çuditni çfarë mund të bëj nesër…

Zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Zharku ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që sot të marrin një vendim për “bllokimin” e funksionit të detyrës së zv/ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla.

Në të kundërtën, sipas Zharkut, mund të ketë pasoja në ditët në vazhdim.

“Mos u çuditni nesër kur nuk ka me mund me u mbledh as Gjykata kushtetuese”, ka shkruar ai.

Shkrim i plotë:

Xhelali iu paska lejue deputeteve qe sot me marre pjese ne seance. Pas ketij “vendimi”, dhe pasiqe Prishtina eshte ne karantine, deputetet duhet me pyet Xhelalin se a ka me ju lejue me marre pjese ne seancen kur mund te emerohet Qeveria e re, apo eventualisht kur mund te shqyrtohet shpallja e gjendjes se jashtezakonshme! Apo prap deputetet duhet me ardhe ne Kacanik!?

Per te deshmue qe jemi Republike parlamentare dhe Kuvendi eshte institucioni me i larte ne vend, vendimi i pare qe deputetet duhet me e marre ne seancen e sotme eshte me ia ndalue Xhelalit me krye funksionin publik te ushtruesit te detyres se ministrit!

Mos u cuditni neser kur nuk ka me mund me u mbledh as Gjykata kushtetuese!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img