-2.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Skulptori Gashi hap ekspozitën e tij më të re në Vjenë

Skulptori i njohur kosovar Destan Gashi, vazhdon të fascinojë artdashësit vjenezë me ekspozita të shpeshta. Këto ditë në galerinë Wohlleb, në lagjen e tretë të qytetit të Vjenës është hapur ekspozita e radhës e këtij artisti. Me këtë rast janë paraqitur dhjetë skulptura të llojeve të ndryshme, të cilat për bukurinë dhe origjinalitetin e tyre po përcillen me një interesim të madh nga dashamirët e artit të skulpturës.

Siç bënë të ditur Barbara Gashi, piktore akademike, në hapje të ekspozitës ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës Sami Ukelli si dhe këshilltari i komunës së Vjenës, Ernst Woller, i cili me këtë rast ka përgëzuar skulptorin Gashi për punën dhe sukseset e tij dhe ka shprehur përshtypjet e tij për ekspozitën para shumë dashamirëve të artit të pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite. Në ekspozitë, janë ekspozuar dhjetë skulptura në mermer.
Tri prej skulpturave, janë pak sa më të veçanta, sepse janë punuar me një mermer të veçantë. “Skulptori Destan Gashi, në një gurore në Kosovë (afër Therandës), në momentin kur i ka parë për herë të parë këta gurë me ato ngjyra të bukura rozë, me ngjyra të kuqe të mbylltë dhe me disa vija të bardha, ishte fascinuar dhe kishte vendosur se duhet patjetër t’i gdhendë e të krijojë me to skulptura të bukura. Ai shkoi dhe vetë i përzgjodhi drejtpërdrejt në gurore disa copë dhe i solli nga Kosova në atelienë e tij, në Austri, ku edhe i punoi me emocione të thella”, tregon Barbara.
Ajo më tej shpjegon se këta gurë me ngjyra dhe me strukturë shumë interesante, ishin shumë të fortë, por mbasi qe vinin nga Kosova, maestros i dukeshin shumë të butë, prandaj me ta realizoi disa skulptura të jashtëzakonshme. Me këta gurë Kosove, nga Theranda, në ekspozitë është ekspozuar “Vajza mbi urën me dy harqe”.
Një urë tipike shqiptare, ne stilin e vjetër, si p.sh. ura e vjetër e Gjakovës. “Për këtë skulpturë mbi urë kam pasur pyetje nga vizitorët dhe kam thënë se kjo vajzë bllokon urën, dhe nuk i lë njerëzit të kalojnë. Kjo vajzë nuk brengoset për askënd, as për policinë, as për njerëzit, as për shiun, as për borën e as për vërshimet“, është shprehur për vizitorët autori i ekspozitës, skulptori Gashi.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më pesë tetor të këtij vitit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img