Skenderaj po ballafaqohet me djegie të pyjeve, Jashari kërkon ndihmën e policisë

48
Advertisement

Komuna e Skenderajt po ballafaqohet me djegie të pyjeve që po shkaktohen nga persona të pandërgjegjshëm.

Advertisement

Zjarrfikësit po mundohen të shuajnë zjarrin, ndërsa edhe policia po e bën punën e saj.

Kryetari Bekim Jashari ka kërkuar nga Policia e Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në identifikimin dhe dënimin e këtyre veprave kundër të shëmtuara kundër natyrës

“Tash e sa ditë komuna jonë po përballet me djegie të pyjeve që fatkeqësisht po shkaktohen nga qytetarë të pandërgjegjshëm. Ekipet tona të zjarrfikësve me orë të tëra të rrezikuar po punojnë në shuarjen e zjarreve.

Marrë parasysh këtë gjendje kam kërkuar nga Stacioni Policor në Skenderaj që të ndërmarrin hapat e nevojshëm që autorët të marrin dënimin e merituar mirëpo për arsye ende të panjohura nuk kam marrë asnjë informatë në lidhje me identifikimin a po dënimin e personave që po djegin malet tona.

Situata është serioze, dëmet janë të mëdha andaj kërkoj edhe nga niveli qendror i Policisë së Kosovës që të ndërmarrin hapa konkret në identifikimin dhe dënimin e autorëve të këtyre veprave qyqare kundër natyrës sonë”, ka thënë Jashari.

PostAdssFotoja e reklamës