Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka komentuar veprimin e pilotit zviceran i cili sot me aeroplanin e linjës Cyrih-Prishtinë, bëri simbolin e zemrës në qellin e Kosovës.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se piloti me këtë veprim deshi të inkurajonte vendin ton në betejën kundër coronavirusit.
“Piloti zviceran donte të inkurajonte vendin tonë në betejën kundër COVID19. Kerkoi leje nga kulla; leja ju dha. Rezultati, një zemër e madhe në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Abdixhiku.