10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

XHAFERI: NË GJITHË KOSOVËN PO VAZHDON AKSIONI I PASTRIMIT TË RRUGËVE

Edhe pse në Kosovë dhe në vende të tjera të gjithë janë të preokupuar me luftën ndaj pandenisë CoVid19, punët në disa fusha po vazhdojnë me dinamikë.

Ardhja e stinës së pranverës ka bërë që Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të angazhohet në përmirësim të infrastrukturës rrugore.

Krenar Xhaferi, këshilltar politik i ministrit në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se

“Kur filluam në MIA s’ka qenë aspak e lehtë. Ishin dy ministri më të mëdha dhe më të përfolurat e qeverive të kaluara. Thuajse secili që uronte për punën e re, në fund përfundonte me ‘a e dini se ku keni hy’. Por, gjithçka duhet të niset me vullnet të mirë. Kudo që shkon, duhet të shkosh me mendje, zemër dhe të punosh me përkushtim”, tha ai.

Sipas tij vendimet e Ministrit Abdixhiku ishin dhe jan të jashtëzakonshme, si në 110 milionshin ashtu edhe në 49 milionshin dhe shumë të tjera, për të cilat është dashur guxim dhe dije. “Në kuadër të MIA-s është edhe Drejtoria e Menaxhimit të Rrugëve, të cilën e kemi gjetur me 12 inxhinier të përballur me kontrata shumë milionëshe. Imagjinoni,  ka pasur rast kur një inxhinier i vetëm menaxhon dhe mbikqyrë mbi 30 kontrata, me vlerë rreth 50 milionë euro. Duke ngritur alarmin për këtë gjendje, në të gjitha nivelet, arritëm në aprovimin e vendimit që kësaj drejtorie t’i shtohen së paku edhe 15 inxhinierë të tjerë, që për ne ishte dhe është një fitore shumë e rëndësishme”, tha ai.

Xhaferi bëri me dije se në ditët e para të punës janl përballur me punimet e urës (rrethrrotullimit) te Veterniku, ku me një punë të pandalshme gjatë ditës dhe natës, u bë funksionale për qytetarë.
“Dinamika e njëjtë e punimeve do përcjellet në të gjitha punishtet e tjera në nivel vendi. Kaluam sezonën e mirëmbajtjes dimërore me një angazhim të jashtêzakonshëm të të gjitha kompanive, në 7 regjionet e Kosovës. Tani kemi filluar sezonën verore me theks të veçantë pastrimin e rrugëve regjionale në gjithë Rep. Kosovës. Ky aksion i madh vazhdon në bazë të planit operativ që e kemi përgaditur. Si kabinet i ministrit po vizitojmë çdo rajon me qëllim që të sigurohemi që punët e mirëmbajtjes në terren po ecin ashtu siç janë planifikuar. Kësaj duhet shtuar edhe punën e madhe që bënë Ministri dhe Ministria në fushatën për parandalimin e përhapjes së pandemisë lidhur me KOVID-19. Sfida është e madhe dhe ka të bëjê me gjitha mjetet e komunikacionit, veçmas ndalimin e komunikacionit ajror, për të ndalur përhapjen e virusit përmes tij. Po ashtu u bënë përpjekje të jashtëzakonshme për kthimin e bashkëvendasve tanë që, para ndalimit të komunikacionit ajror,  kishin mbetur jashtë vendit.
Një gjë është e sigurtë, vetëm profesionalizmi, përgjegjshmëria dhe vullneti i mirë na çojnë përpara,”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img