1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Qeveria s’ka “Plan B” për Brezovicën

Pavarësisht se kanë kaluar katër muaj prej se kur konsorciumi francez ka dështuar që të sigurojë mjetet për projektin e Brezovicës, Qeveria ende nuk e ka marrë vendim rreth Brezovicës edhe pse nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është thënë se Qeveria e ka “Planin B” për të vazhduar përpara me këtë projekt.
Por, në përgjigjen për gazetën “Zëri” zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë kanë thënë se nuk dihet nëse plani për projektin e Brezovicës do të realizohet këtë vit.
Por, në anën tjetër njohës të zhvillimeve ekonomike në vend kanë thënë se Qeveria nuk e ka pasur asnjëherë një “Planin B” për Brezovicën edhe pse është proklamuar një gjë e tillë.

Në përgjigjen e Ministrisë së Tregtisë thuhet se vendimet për projektin e Brezovicës merren nga Qeveria dhe se sipas tyre Qeveria është në proces final të analizimit të opsioneve pa bërë të ditur se si të vazhdohet më tej rreth Brezovicës.
“Vendimet sa i përket zhvillimit të projektit të Brezovicës merren nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e cila është në proces final të analizimit të opsioneve për të vazhduar me projektin. Sapo Qeveria të përcaktohet se me cilin opsion të shkohet më tutje, do të lëvizet menjëherë me procedurat e nevojshme në mënyrë mjaft transparente”, thuhet në përgjigjen dhënë gazetës./PrishtinaPress.eu

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img