2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Veteranët të indinjuar që nuk janë përfshirë në pakon emergjente, paralajmërojnë protesta

Qeveria e Kosovës, me 30 mars ka miratuar një vendim me anë të së cilit, kategori të ndryshme, biznese, do të përkrahen financiarisht përmes pakos emergjente, në kohën kur vendi dhe e mbarë bota po përballen me pandeminë globale Covid-19. Ndërsa shuma e përgjithshme e kësaj pakoje emergjente arrin në 170.6 milionë euro.

Në mesin e atyre që kanë kërkuar të bëhen pjesë e kësaj pakoje, janë edhe organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në krye me Hysni Gucatin i kanë kërkuar Qeverisë që veteranët e luftës të kenë një bonus prej 100 eurove, si dhe disa kërkesa të tjera. Mos përfshirja e tyre dhe neglizhenca që po i bën shteti aktualisht, sipas Gucatit do t’i bëjë që të dalin në protesta.

Gucati në një prononcim për IndeksOnline, ka treguar se veteranët e UÇK-së edhe aktualisht me paratë që marrin nga shtetit prej 170 eurove, e kanë të pamundur t’i kryejnë obligimet dhe shpenzimet e tyre, e lërë me tani.

Gucati me shqetësim ka marrë lajmin që OVL e UÇK-së nuk do të përfshihet në këtë pako emergjente, dhe sipas tij me këtë veprim ekzekutivi i vendit nuk ua njeh meritat atyre që dhanë çdo gjë për ditët që sot gëzojmë.

” Kam fol me Gazmend Sylën, më ka treguar se nuk janë të përfshira këto kategori. Kjo qeveri nuk i njeh këta njerëz që kanë dhënë kontribut, që kanë dhënë gjymtyrët për të këtë vend, kjo ka qenë kërkesa jonë për tu dal në ndihëm dhe ne kemi kërkuar që të paktën për 2 muaj tu shtyhen kredit e tyre se e dimë që shumë prej tyre janë me kredi. Po ashtu kemi kërkuar që për tu bëhet pagesë për dy muaj”, tha Gucati.

Ai tutje e ka quajtur të turpshëm këtë vendim të qeverisë.

“Përgjigje kemi marrë, që këto kategori nuk janë të përfshira, dhe nuk janë në planin tonë. Ky është turp për një ministër i cili thotë se nuk mund të përfshihen, ky është turpi më i madhi që ekziston për një qeveri”, theksoi Gucati.

Gucati tutje ka komentuar edhe largimin e avokatit Gazmend Halilajt, i cili ditë më parë ka thënë se për shkak të kësaj kërkese të kryesisë së OVL UÇK-së do të largohet nga kjo organizatë dhe nga të gjitha struktura e saj.

“Gazmend Halilajn nuk e njoh, tek ne nuk është as anëtar e as i përfshirë, mund të jetë veteranë, është e drejtë e tij, nuk është pjesë e asnjë strukturore. Ka të drejtën e tij të deklarohet”, tha Gucati.

Ai i ka dërguar një apel kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i thënë që të mos shfrytëzoj situatën e pandemisë, pasi që ai së bashku me veteranët e tjerë, për të kundërshtuar këtë mos përfillje do të dalin të protestojnë.

“Unë i kisha ba apel kryeministrit, dhe qeverisë që mos të shfrytëzojnë këtë situatë, se ne do të organizojmë protesta, nuk e përjashtoj këtë mundësi, e protestave edhe pse ka epidemi,kjo nuk do të tingëllojë mirë, se kjo qeveri po bën anashkalimin, ne jemi ata që me gjakun tonë kemi pru çdo qeveri, ua kemi mundësuar të qeverisin. Ne e dimë që nuk ka shumë pare, por ka mundur të paktën 100 euro bonus tua ndaj çdo veterani, kaq ka mundur të bëj”, përfundoj Gucati.

Kujtojmë se çështja e veteranëve dhe verifikimit i listave të tyre për një kohë të gjatë ka qenë kryetemë në Kosovë, duke u përfolur shumë për fryrje të këtyre listave. Aktualisht nga buxheti i shtetit të Kosovës, paguhen rreth 40 mijë veteranë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img