I afrohet tinëzisht nga pas policit dhe e godet në kokë, menjëherë filloi kërkimi nëpër rrugët e Nju Jorkut – kalimtari filmon gjithçka
Një video amatore e filmuar nga një kalimtar në Nju Jork, shfaq momentin kur një polic amerikan sulmohet nga pas në mënyrë tinëzare nga një djalë i ri.
Në rrugën e qytetit ku pothuajse çdo 12 minuta humb jetën një person nga coronavirusi, nuk ka edhe aq shumë njerëz – rrallë ndonjë kalimtar rasti, transmeton Telegrafi.
Megjithatë nëpër rrugë vazhdon të ketë kriminel. Kështu policia arriti ta arrestoj një hajn në Bronx. E në videon e publikuar më poshtë, shihet se si njëri ngas policët mban hajnin, derisa tjetri qëndron prapa tyre.
E kur më së paku pritej, një djalë i ri në mënyrë tinëzare i afrohet nga pas dhe pa u menduar dy herë fillon ta godasë në kokë.
Megjithatë ishte reagimi i shpejtë i policit që e shpëtoi me ca mavijosje në fytyrë, pasi nxori revolen elektrike me të cilën shtiu – por duket se nuk e goditi sulmuesin i cili filloi të vraponte rrugëve.
Disa orë më vonë policia e Nju Jorkut ka bërë të ditur se Brandy Isom, 25-vjeç, është arrestuar disa lagje më larg vendit ku ndodhi sulmi. Ai tani akuzohet për sulm ndaj policit.
This behavior is vile and disgusting. Our officers are risking their health and safety every day. This type of anti-cop behavior starts with our elected officials who are constantly silent when our cops are assaulted for simply wearing the shield. pic.twitter.com/h88KRdSLXo
— NYC PBA (@NYCPBA) April 8, 2020