Kurti është duke vizituar komunën e Malishevës, njëherësh komuna më e prekura nga pandemia COVID-19.
Albin Kurti u prit nga kryetari Ragip Begaj, i cili edhe pritet t’i tregojë atij nevojat e komunës në trajtimin e situatës së krijuar pas këtij virusi.
Takimi është duke vazhduar me dyer të mbyllura, teksa duhet përkujtuar që Kurti gjatë ditës do të vizitojë edhe komunën e Prizrenit.