6.8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ramadani apel qytetarëve: Vazhdoni t’i respektoni rekomandimet e IKSHP-së, mos dilni pa arsye

Drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se masat që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit dhe rekomandimet e IKSHP-së lidhur me parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19 duhet të vazhdojnë të respektohen edhe në javët në vijim, ndërsa sa i përket kufizimit të lëvizjes ai tha po ashtu se duhet të vazhdojë.

Ramadani ka lutur të gjithë që të mos bëjnë presion publik, duke shtuar se njerëzit po vazhdojnë të luajnë rolin e epidemiologut dhe po bëjnë shumë pyetje e llogari.

Ai tha se pyetjet dhe dyshimet që shfaqen ndaj mjekëve në këtë kohë janë të papërshtatshme dhe po ju shkakton shumë presion.

“Lutjen e mëngjesit e pata të na kursejnë nga pyetjet, sepse e kemi ndarë kohën për juve. Nëse ka diçka që doni të llogaritni, atëherë mateni distancën mes njëri-tjetrit”, tha ai.

Ramadani bëri të ditur edhe distancën të cilën duhet ta mbajnë qytetarët me njëri-tjetrin në varësi prej aktivitetit që bëjnë.

“Nëse gjatë kësaj kohe pandemie, ju merreni me matematikë atëherë mateni distancën mes njëri-tjetrit. Keni parasysh që në varësi prej aktivitetit edhe distanca duhet të mbahet më e madhe. Nëse jeni duke ndenjur do të duhej të kishit distancë 1 metër, nëse ecni 2 metra, nëse vraponi 5 metra, ndërsa nëse ngisni biçikletën, distanca duhet të jetë 10 metra”, tha Ramadani.

Ai tha se epidemiologët kanë kryer shkollim 32 vjeçar, e për këtë, ata duhet të jenë personat që merren me punën e tyre, ndërsa qytetarët tha se duhet të qëndrojnë në shtëpi.

“Akoma njerëzit duan ta luajnë rolin e epidemiologut, lërjani epidemiologut që i ka 32 vjet shkollë ta bëj punën. Nëse i ka dikush 32 vjet shkollë le të vjen e të ja nis punës menjëherë”, tha Ramadani në “Zyrën e Ankesave” të RTV Dukagjinit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img