Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, i është kundërpërgjigjur kryeparlamentares Osmani, e cila në një intervistë iu adresua kolegëve të saj nga partia duke iu thënë që “S’mund të fshiheni më prapa meje, matuni para qytetarëve”.
Veliu e ka quajtur Osmanin përkthyese të Thaçit, derisa i ka thënë se ajo propozuar të ishte një herë kandidate për kryetare të Komunës së Mitrovicës, por që kishte kishte refuzuar.
E në lidhje me këtë shkrim të nënkryetarit të Veliut, ka reaguar deputeti nga VV, Mefail Bajqinovci.
“Mbrojtja më e mirë? Sulmi.
Nga llogorja e Thaçit, nën kompleksin e defatorit të Thaçit, sulmon tjetrën si bashkëpunëtorë të Vetëvendosjes në kohen kur ky bashkëpunim pas vetës çertifikimin e votuesve të LDK’së.
Ajo çfarë nuk ka çertifikim të votës së LDK’së, është kthimi i kësaj partie në marionetë të Hashimit. I dëshpëruar se është zbuluar si violina e parë marionetave të Hashimit, shpërndanë sulme majtas e djathtas pa kurrfarë logjike”, shkruan deputeti i VV-së.