-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës ka zhvilluar takime të ndryshme në Parlamentin e Gjermanisë, përkatësisht me Bundestag dhe Bundesrat. Me këtë rast ata kanë kërkuar nga deputetë të parlamentit gjerman që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës
 Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, përkatësisht anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane ndodhen për një vizitë zyrtare në Berlin. Vizita e delegacionit e udhëhequr nga kryetarja e Komisionit për Integrim Europian, Njomza Emini, dhe anëtarët: Valdete Bajrami, Slobodan Petroviq, Bislim Zogaj, Fatmir Xhelili, Vjosa Osmani, Arben Gashi, Donika Kadaj-Bujupi, Time Kadriaj, dhe Kujtim Paçaku, kanë zhvilluar takime të ndryshme në Parlamentin e Gjermanisë, përkatësisht me Bundestag dhe Bundesrat. Në Parlament janë pritur nga z. Stephan Albani, Kryesues i Grupit të Miqësisë parlamentare për Marrëdhëniet me Shtetet e Evropës Juglindore.   
Znj. Emini, së bashku me anëtarët e tjerë të Komisionit, kanë kërkuar nga deputetë të Parlamentit Gjerman që të mbështesin procesin e integrimit evropian të Kosovës, në veçanti procesin e liberalizimit të vizave me qëllim të lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës. Po ashtu, gjatë këtyre takimeve është kërkuar mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në shumë organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe rajonale. Me këtë rast, z. Albani është shprehur i gatshëm për mbështetjen e Kosovës në procesin e anëtarësimit në BE dhe për forcimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në mes të dy vendeve. 
Delegacionit i Kuvendit gjatë vizitës ka zhvilluar takime në Bundesrat, me ç‘rast është pritur nga znj. Ulrike Hiller, nënkryetare e Komisionit për Çështje të Bashkimit Evropian. Në këtë takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit, ndërsa nga znj. Hiller është kërkuar që të jetë  si një çështje e rëndësishme liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës.
Gjithashtu, delegacioni është takuar me z. Matthias Luttenberg, Zëvendës Shef i Divizionit 212 – për Evropë Qendrore, Juglindore dhe Lindore, Kaukaz Jugor dhe Azi Qendrore, në Zyren Federale e Kancelares. Në këtë takim është diskutuar për shumë çështje të rëndësishme që ndërlidhen me liberalizimin e vizave (përmbushjen e kritereve siç është demarkacioni dhe luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit), dialogu me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura, lobimin tek pesë shtetet anëtare të BE-së që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Z. Luttenberg ka diskutuar me anëtarët e këtij delegacioni për të gjitha çështjet që ndërlidhen me procesin e integrimit evropian për Kosovën. 
 Ky delegacioni i Kuvendit, po ashtu ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin. Vizita zyrtare dy ditore në Berlin është mbështetur nga qeveria gjermane përmes Projektit të GIZ-it gjerman në Kosovë “Mbështetje për Procesin e Integrimit Evropian”./PrishtinaPress.eu
Displaying 2016_09_29_Anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Berlin.jpeg

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img