7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Ylli i “Goldfinger”, Honor Blackman vdes në moshën 94-vjeçare

Honor Blackman, aktorja e cila ka luajtur në filmin e James Bond “Goldfinger” ka vdekur në moshën 94-vjeçare.

Familja e Blackman në një prononcim për Fox News ka thënë se ajo ka vdekur në shtëpinë e saj në qytetin juglindor të Anglisë, Lewes.

Familja e saj vuri në dukje se ishte një ‘nënë dhe gjyshe e adhuruar’ dhe një ‘femër shumë kreative’.


Honor Blackman (Foto: The Hollywood Reporter)

“Është trishtuese të ju njoftojmë se ka vdekur Honor Blackman në moshën 94-vjeçare. Ajo ka vdekur në mënyrë natyrore në shtëpinë e saj, Lewes, e rrethuar nga familja e saj. Ajo ishte shumë e dashur dhe do i mungojë fëmijëve të saj Barnaby dhe Lottie, dhe nipërve Daisy, Oscar, Olive and Toby”.

“Honor ishte një aktore jashtëzakonisht talentuese; me një kombinim të bukurisë, trurit dhe aftësive të saj fizike, së bashku më zërin unik dhe një etikë të përkushtuar në punë. Ajo kontribuoi në disa nga filmat e mrekullueshëm përfshirë edhe këtë të James Bond”, thuhet mes tjerash në njoftimin e familjes.

Honor Blackman (Foto: Silver Screen Collection/Getty Images)

Deklarata e familjes së saj nxori në pah role të tjera, të tilla si Hera në “Jason and Argonauts” dhe Laura West në vitet e 90-ta në “The Upper Hand”. Përveç punës së saj në ekran, Blackman pati gjithashtu sukses në skenë me shfaqjet “The Sound of Music”,  “My Fair Lady” dhe “Cabaret”.

Blackman ka lënë pas dy fëmijë dhe katër nipër e mbesa.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img