-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

ATK e shtrëngon “Estradën”, i nxjerr mbi 220 mijë euro tatime të papaguara

Sipas ATK’së, një shtrëngim i kategorisë së “Estradës” i ka sjell buxhetit të shtetit mbi 220 mijë euro taksa të papaguara nga ta. Dhe, priten edhe më shumë të ardhura nga kjo kategori.
ATK’ja ka folur në një komunikatë edhe për kategori të tjera tatimpaguesish që po i ikin tatimit dhe që tashmë po ndiqen nga shteti.
Lexojeni të plotë deklaratën e ATK’së.
“Administrata Tatimore e Kosovës e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e evazionit fiskal
Administrata Tatimore e Kosovës  në vazhdimësi është duke punuar me qëllim të parandalimit të evazionit fiskal.
Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, e cila funksionon në kuadër të ATK-së,  nga muaji Janar deri më tani, ka zhvilluar aktivitete, aksione, asistime të ndryshme, të cilat kanë rezultuar mjaftë të suksesshme.
Me qëllim të verifikimit të transaksioneve fiktive dhe korrigjimin e tyre, DHTI ka zhvilluar 339 aktivitete, ku bëjnë pjesë edhe hetimet tatimore. Lidhur me shmangien tatimore janë intervistuar 158 të dyshuar dhe dëshmitarë.
Janë ndërmarrë 29 aksione (asistime) të përbashkëta me institucionet e zbatimit të ligjit: 11 aksione (asistime) me Policinë e Kosovës dhe 18 aksione (asistime) me Doganën e Kosovës. Në fokus të këtyre aksioneve ka qenë verifikimi i dokumentacionit nën dyshimin e shmangies tatimore.
DHTI, në vazhdimësi është në konsultime me Prokurorinë për veprimet hetimore, ku për këtë janë zhvilluar 198 takime dhe konsultime.
Vlera e shmangies tatimore nga 19 raporte të kontrollit të përfunduara, është mbi 1 milion euro pa ndëshkime dhe interesa.
E ndërkaq, si rezultat i veprimeve para-hetimore që janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, kemi deklarime shtesë të “Estradës” në vlerë tatimore mbi 223 mijë euro pa ndëshkime dhe interesa, mirëpo këto veprime janë në vazhdimësi dhe sigurisht se rezultatet do të ndryshojnë në muajt në vijim, sepse ATK-ja është e përkushtuar që edhe këtë kategori ta trajtoj njëlloj sikur të gjitha kategoritë tjera.
Për të gjitha aktivitete e zhvilluara Drejtoria e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, ka qenë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, Doganën e Kosovës, Policinë e Kosovës, si dhe institucione të tjera për Zbatimit të Ligjit.
Administrata Tatimore, në mënyrë që të jete edhe me e suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe dukurive tjera negative, mbetet e hapur për bashkëpunim me qytetarët dhe institucionet tjera të zbatimit të ligjit.
Për këtë qellim ftojmë qytetarët që të gjitha informatat  e korrupsionit në lidhje me ATK-në dhe evazionin fiskal, t’i paraqesin në linjën pa pagesë 0800-80-800”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img