7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Pesë raste të reja me Covid-19 në Kosovë – shkon në 145 numri i të infektuarve

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se janë konfirmuar edhe pesë raste të reja me Covid-19, duke çuar në 145 numrin e të infektuarve në Kosovë.

“Sot më 05.04.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 93 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, pesë (5) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, tre (3) prej të cilave janë me vendbanim në Banjë -Malishevë, një (1) me vendbanim në Gjakovë, një (1) me vendbanim në Smrekonicë-Vushtrri.

Nga data 08.02.2020 deri me 05.04.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.964 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 145 raste me 1 rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 3.137 kontakte të rasteve”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img