Hyrja e serbëve të shumtë nga Beogradi, u konfirmua sonte edhe nga Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.
Qalaj deklaroi se që nga koha kur ka filluar çështja e pandemisë COVID-19, në Kosovë kanë hyr një numër i madh i personelit mjekësor i Serbisë në Kosovë.
“Të njëjtit kanë shkuar në qytete të ndryshme të vendit, si në Graçanicë e Mitrovicë. Që të kujdesen dhe të vizitojnë spitalet që kanë qenë atje. Asnjë individë nuk ka hy në Kosovë pa leje”, tha Qalaj.
Në një njoftim të lëshuar ditë më parë e të siguruar nga Indeksonline thuhet se të gjithë këta persona duhet të dëshmojnë me dokumente relevante profesionin e tyre (licensat valide) si dhe duhet t’ju nënshtrohen kontrolleve mjekësore në pikat kufitare dhe t’iu përmbahen rregullave dhe rekomandimeve të IKShPK-së.
Kurse gjatë një konferencë të mbajtur sonte për media, minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se vendimi për futjen në karantinë të Mitroviës së Veriut dhe Zveçanit është marrë me rekomandim të IKShP-së nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në koordinim të plotë me autoritetet lokale.