18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Cila është fajtore nëse as ketë vit nuk hiqen vizat? Qeveria apo opozita?

Vendosja e kushtit të demarkacionit si kriter për liberalizim të vizave ka bërë që qeveria dhe opozita të akuzojnë njëra tjetrën se më veprime të tyre po i mbajnë qytetarët të izoluar. Përderisa Qeveria po insiston në ratifikimin e versionit aktual të demarkacionit, opozita po kundërshton ratifikimin e këtij versionin me pretekstin se nuk ipet territor për vizat.
E në anën tjetër, analistët politikë kanë qëndrime të ndryshme se kush është fajtor për mos liberalizimin e vizave. Kriter për vizat, sipas tyre, më shumë se demarkacioni është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, transmeton Indeksonline.
Njohësi i çështjeve politike, Imër Mushkolaj thotë se për vizat përgjegjësinë e mban Qeveria. Nëse, koalicioni qeveritar sipas tij, nuk i ka numrat për ta votuar demarkacionin, atëherë PDK e LDK duhet ta pranojnë dështimin dhe t’i hapin rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
“Pavarësisht deklaratave nga të dyja anët, Qeveria është ajo që duhet t’i përmbush kriteret. Edhe nëse demarkacioni është kusht, qeveria duhet ta votojë atë. Por, kusht më i vështirë sesa demarkaconi është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit. Qeveria e di mirë këtë, por po fshihet pas demarkacionit, duke fajësuar opozitën dhe duke provuar t’i arsyetojë dështimet”, ka thënë Mushkolaj për Indeksonline.
Për politologun, Donik Sallova, Qeveria është ajo që mban përgjegjësi për liberalizimin e vizave pasi ajo udhëheq me këtë proces. Megjithatë, më vendosjen e demarkacionit si kush për vizat edhe opozita, sipas tij, implikohet në këtë proces.
“Gjate 1 viti ne kemi pare qasjen refuzuese të qeverisë për bashkëpunim me opozitën rreth demarkacionit. Tek pas 1 viti qeveria po shpërfaq vullnet për të diskutuar me opozitën lidhur me demarkacionin. Siç po shihet në versionin aktual demarkacioni nuk do te ratifikohet kështu qe ky proces edhe mund te vonohet. Por, mos të harrojmë se BE nuk ka garantuar se liberalizimi do të ndodhe menjëherë pas ratifikimit te demarkacionit. Kemi edhe kushtin e luftimit të korrupsionit plotësimi i të cilit është i diskutueshëm”, ka thënë Sallova për Indeksonline.
Ai nuk pret qe në këtë vit të ndodhë liberalizimi i vizave.
Qytetarët e Kosovës, janë të vetmit në rajon të cilët nuk e gëzojnë të drejtën për të lëvizur lirshëm në zonën shengen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img