Ismaili: PDK nuk bëhet pjesë e qeverisë së re, Kurti bëri gabim me SHBA-në

47
Advertisement

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka hedhur poshtë mundësinë e përfshirjes së subjektit politik që përfaqëson në qeverinë e re të vendit, pa mbajtjen e zgjedhjeve.

Advertisement

“Ne nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë arsye ta ndërrojmë qëndrimin tonë”, ka thënë Ismaili në televizionin T7.

“Qëndrimin e 6 tetorit do ta mbajmë”, ka theksuar Ismaili, duke shtuar se PDK’ja do të vazhdojë të qëndrojë në opozitë.

“Nuk po i fryjmë asnjë lloj përçarjeje, asnjë lloj matematike…”, ka thënë ai, duke iu referuar formimit të një qeverie të re, pas rrëzimit të qeverisë së Albin Kurtit.

“Do të kritikojmë, do të mbështesim, do t’i bëjmë të gjitha ato që janë në interes të vendit”, ka paralajmëruar Ismaili.

Më tej theksoi se edhe në opozitë mund të kontribuojnë në të mirë të qytetarëve.

“Nuk jemi të përfshirë në çfarëdo matematike për formimin e qeverisë”, tha Ismaili.

Ai thotë se VV e cila për 50 ditë qeverisi me LDK’në, kanë më pak kualitet të Grupit Parlamentar.

“Jemi një grup parlamentar i kombinuar mirë. Si kualitet kemi më shumë se VV, kemi përvojë më shumë se VV dhe jemi më të përgatitur se VV”, theksoi ai.

Ismaili tregoi se votuan mocionin për rrëzimin e qeverisë pasi ‘Qeveria filloi të paraqitet me rreziqe të shumëfishta”.

“Kurti nuk bëri asgjë për ruajtjen e qeverisë. Kjo qeveri rrëzoi vetëveten”, tha ai, duke përmendur krizën në mes të dy partnerëve të koalicionit, kohë kjo në të cilën sipas Ismailit, u harrua rreziku nga pandemia.

“Kurti pati raport tejet të keq me SHBA’në”, tha Ismaili.

PostAdssFotoja e reklamës