Mbretëria e Bashkuar ka mirëpritur emërimin e Mirosllav Lajçak si Përfaqësues Special i BE-së për Dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor.
Advertisement
Kjo u bë e ditur nga Ambasada e Britanisë në Kosovë.
“Mbretëria e Bashkuar ka mbështetur prej kohësh Dialogun e lehtësuar nga BE si rrugë për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme për normalizimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për të siguruar përparim drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në komunikatë.
Më tej theksohet se Britania mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse duke respektuar integritetin territorial.
“Mbretëria e Bashkuar vazhdon, si pjesë e një qasjeje të unifikuar ndërkombëtare, për të mbështetur një marrëveshje gjithëpërfshirëse, përfundimtare, ligjërisht të detyrueshme, duke respektuar integritetin territorial, i cili është i pranueshëm për qytetarët e të dy vendeve dhe do të japë përfitime afatgjata për ta dhe për të gjithë rajonin”, thuhet në fund.
Mandati fillestar i Lajçakut, ish ministrit të Punëve të Jashtme të Sllovakisë, si Përfaqësues i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë- Beograd do të jetë 12 muaj. /Telegrafi/
PostAdss