8.4 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Veseli thotë se s’ka e as s’ka për të pasur kurrë marrëveshje sekrete

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli i është kundërpërgjigjur deklaratave te kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, rreth një marrëveshje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë.

I pari i PDK-së në emisionin debatues “Click”, deklaroi se s’ka as s’ka për të pasur kurrë një marrëveshje sekrete, megjithatë siç vlerësoi ai po ka vetëm mashtrime ndaj popullit të Kosovës.

“S’ka e as s’ka për të pasur kurrë marrëveshje sekrete. Ka edhe ka për të pasur gjithmonë tentativa për me ju mashtru juve qytetarëve të vendit tim në çdo moment vetëm për përfitim politik, për të krijuar frikë dhe paqartësi në këto momente.”, deklaroi ai.

Veseli duke iu referuar deklaratës së Kurtit se nuk shkon në “shtëpinë e bardhë, të kuqe, të zezë për të nënshkruar diçka”, i tha “kur ka marrëveshje, shko gjeje”.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në seancën e Kuvendit kur u shkarkua Qeveria, u shpreh i bindur se ka një marrëveshje të gatshme të arritur ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img