13 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Pallaska për nenin 82.2 të Kushtetutës: I pabesueshëm insistimi i Kurtit

Avokati Dastid Pallaska i ka reaguar kryeministrit në detyrë Albin Kurti, rreth interpretimit të tij se presidentit duhet ta respektojë nenin 82.2, që thotë se presidenti mund ta shpërndaje Kuvendin pas rrëzimit të Qeverisë.

Në një postim në Facebook, Pallaska thotë se aty flitet për mundësi e jo detyrim, siç ka deklaruar Kurti.

“I pabesueshëm insistimi i Kryeministrit në ikje me Nenin 82.2 të Kushtetutës. Të krijohet përshtypja – shpresoj e gabuar – që dikush i ka thënë se kjo dispozitë kushtetuese thotë: “Albin, vetëm ti e ke mirë, pavarësisht çka shkruan në Kushtetutë”, thotë ai.

“Po ta kishte lexuar vetë Nenin 82.2 të Kushtetutës do ta kuptonte se krejt çka kjo dispozitë përcakton është se, pas votimit të suksesshëm të mocionit të mos-besimit ndaj Qeverisë, Presidenti e ka mundësinë, por jo detyrimin, ta shpërndajë Kuvendin dhe ta dërgoj vendin në zgjedhje të parakohëshme”, shkruan Pallaska.

Më herët kryeministri Kurti ka thënë se Thaçi po bën shkelje pasi po e anashkalon nenin 82.2 të Kushtetutës.

“Ajo që ishte e nevojshme por nuk u bë, përbën shkelje. Presidenti ka vendosur të anashkalojë nenin 82.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës i cili i referohet situatës pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj Qeverisë. Presidenti po sillet thua se Qeveria varet nga Kuvendi por ky s’varet nga populli, thua se zgjedhjet demokratike janë mjet por jo edhe vlerë”, ka deklaruar Kurti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img