-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti i shqetësuar për numrin e qytetarëve në qytet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur shqetësimin e tij me numrin e lartë të qytetarëve që kanë dalë në sheshet e Prishtinës.

Përmes një postimi në Facebook thotë se ky relaksim i panevojshëm mund të ketë kosto të lartë më vonë.

“Shumë njerëz në qyte. Relaksim i panevojshëm që mundet të na kushtojë shtrenjtë më vonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka bërë thirrje që të qëndrohet në shtëpi për ta luftuar Coronavirusin.

Ahmeti po ashtu ka treguar se, janë shtypur edhe stickers që vendosen në tokë për të shënuar distancën e nevojshme në vende ku ka radha për të blerë sende.

“E filluam me komunë dhe do të dërgojmë në markete, barnatore e pika tjera ku ka nevojë. Ruajeni distancën”, ka thënë Ahmeti.

Në vendin tonë deri më ta tani raportohet të jenë infektuar 125 persona, prej tyre 18 janë në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img