-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Bislimi sqaron Pakon Emergjente Fiskale pas ankesave të qytetarëve

Ministri i Financave dhe Transfereve në detyrë, Besnik Bislimi, ka sqaruar çështjen e Pakos Emergjente Fiskale të Qeverisë për të cilën një pjesë e qytetarëve nuk janë futur në kategorizim si përfitues të kësaj pakoje.

Bislimi i është përgjigjur pyetjes se cila është zgjidhja e ofruar për punëtorët që kanë punuar në baza ditore (ose nuk kanë asnjë familjarë që siguron të ardhura).

“Kjo masë përpiqet të mbulojë atë pjesë të familjeve që burim të vetëm të të ardhurave kanë punët e përkohshme ose angazhimet në punë kujdestarie apo mirëmbajtjeje nëpër familje private. Të gjithë këto familje mund të përfitojnë nga masa e 15 e pakos emergjente të qeverisë (130 euro për tre muajt në vijim), në rast se dokumentojnë që këto të ardhura janë burimi i vetëm i të hyrave të familjes”, ka thotë Bislimi.

Sipas tij, kjo nënkupton që aplikuesit, kur të dorëzojnë certifikatën familjare duhet të dëshmojnë që asnjë anëtarë i tyre nuk është në marrëdhënie të rregulltë pune dhe po ashtu nuk janë pjesë e asnjërës nga skemat sociale e pensionale të sektorit publik.

“Verifikimi bëhet përmes data bazës së administratës tatimore të Kosovës dhe departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave dhe Transfereve.

Është shumë me rëndësi që qytetarët të kuptojnë që deri në publikimin e hapave që duhet të ndërmerren për aplikim (aplikim i thjeshtëzuar dhe nëse teknikisht e mundur do të bëhet online), ata nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim apo vizitë në institucione për t’u lajmëruar”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ministri ka sqaruar po ashtu nëse janë të përfshira organizatat joqeveritare si dhe bashkësitë fetare në pakon e masave emergjente.

“Secili punëdhënës i cili ka staf me kontrata pune dhe kalon nëpër vështirësi si rezultat i masave që ka ndërmarrë Qeveria e Republikës së Kosovës, mund të përfitojë nga masat e pakos emergjente. Kjo vlen edhe për OJQ-të (Organizatat Joqeveritare). Kjo vlen për ato organizata apo bashkësi që kanë përjetuar ulje të të hyrave të tyre si pasojë e kufizimeve të vendosura nga qeveria, POR nuk mund të vlejë për ato OJQ që funksionojnë në bazë të projekteve të financuara nga donatorë, financime këto që nuk janë prekur nga masat apo vendimet e qeverisë”, ka sqaruar Bislmi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img