4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Mustafa: Ka mjaftueshëm grurë dhe miell, nuk ka nevojë për panik

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka thënë se në Kosovë ka mjaftueshëm grurë dhe miell.

Mustafa gjatë një prononcimi për “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka nevojë për panik.

“Fatmirësisht ka mjaftueshëm grurë dhe miell si në nivel vendi dhe rajoni për t’i furnizuar qytetarët, nuk ka nevojë për panik. I kemi sqaruar të gjitha detajet me partnerët rajonal, për furnizimin e qytetarëve me miell dhe me çmim të arsyeshëm”, tha Mustafa.

Ai ka folur edhe për vendimin e Shoqatës së Mullisëve që të pezullojnë prodhimin e miellit, ku këta të fundit kanë kërkuar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari që të pezullon vendimin e importimit të miellit.

“Jemi në koordinim me Shoqatën e Mullisëve, Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Rrjetin e Shitësve me Pakicë në mënyrë që t’i ofrojmë furnizim me të mirë nga masat e marra. Ne vazhdimisht së bashku me Ministrisë së Ekonomisë dhe Doganën janë duke e monitoruar importin dhe në momentin e parë që shohin që ka sasi të mjaftueshme, atëherë do të kthehet ai vendim. Pra, ideja e Ministrisë së Ekonomisë ka qenë që të furnizohet tregu”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img