16.9 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Ylli Hoxha i VV-së: Mund të ketë luftë pas pesë vitesh

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ylli Hoxha ka mbështetur deklaratën e Albin Kurtit ne lidhje me luftën duke shprehur se nuk është habi që të ndodhë një luftë e re në ballkan. Ai i ka bërë thirrje kritikëve të luftës që të lexojnë librat se që aty do e kuptojnë se do të ketë luftë pas 5 vitesh në Ballkan, shkruan Gazeta Express.

“Dhe deklarata e Albinit qe ne 5 vitet e ardhshme ka gjasa te kete lufte te re ne Ballkan po ju duket e habitshme a? Kapni librat e lexoni pak aman, aman”, ka shkruar Hoxha.
Hoxha në një shkrim ka pretenduar se Turqia po rrëshjet nën ndikimin e Rusisë dhe ka shtuar se tashmë Rusia po e rrezikon drejtpërdrejt Stambollin.
Ja deklarata e plotë:
Turqia po rreshqet drejt ndikimit te shtuar rus…
Rusia ka okupuar gjysmen e Ukraines dhe Krimene, prej ku e rrezikon drejtperdrejt Stambollin…
Britania e Madhe po del nga BE-ja permes nje fushate te extremit te djatht….
E djathta ekstreme po rrezikon ta merr Gjermanine, Francen dhe Austrine….
Hungaria po nderton fortifikate……
Perspektiva e integrimit per Ballkanin Perendimor ne BE eshte ndalur per nje kohe te gjate, ndersa perfshirja amerikane eshte me e ulta qe nga perfundimi i luftes se ftohte….
Kroacia dhe Serbia po intensifikojne garen e armatimit….
Republika Srpska po organizon referendum kunder vendimit te Gjykates Kushtetuese, perkunder presionit te theksuar SHBA-BE….
Dhe deklarata e Albinit qe ne 5 vitet e ardhshme ka gjasa te kete lufte te re ne Ballkan po ju duket e habitshme a? Kapni librat e lexoni pak aman, aman

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img