Presidenti, Hashim Thaçi, ka mbajtur konferencë për media pas takimit me krerët e partive politike.
Thaçi ka thënë se të gjitha veprimet e mëtutjeshme të tij do të jenë kushtetuese duke u bazuar në praktikat e mëhershme.
“Është mbresëlënëse se duke respektuar këshillat e IKSHPK-së, qytetarët e Kosovës po tregojnë diciplinë dhe po sakrifikojnë por është në interes të shëndetit. Duke respektuar këto rekomandime dhe duke qëndruar në shtëpi do ta kalojmë këtë sfidë të koronavirusit. Respektojeni këshillat, qëndroni në shtëpi dhe të prekurve nga virusi ju urojmë shërim sa më të shpejtë.
Në anën tjetër, pavarësisht vështirësivë që kemi nga koronavirusi dhe ana institucionale vazhdon. Sot si president i vendit duke respektuar në tërësi Kushtetutën, pas mocionit të votëbesimit më 25 mars jam i detyruar për të filluar konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm të funskionit të institucioneve.
Sot kam takuar, Kurtin, Mustafën dhe Veseli. Nesër do të vazhdoj të takoj, Haradinaj, Limajn, Listën Serbe dhe 6+ që të krijoj një bazë të opinioneve që duhet të ndërrmarrë si president i vendit pas shkarkimit të Qeverisë.
Të gjitha veprimet e metutjeshme që do të marrë pas konsultimeve do të jenë transparente dhe në përputhshmëri me Kushtetutën dhe me praktikat e mëhershme.
Do të jetë një proces i konsultuar kushtetues, ligjor”, ka thënë ai.
Sot, presidenti Thaçi ka mbajtur takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli.