0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kurti: Nesër do të shkoj në takim te Thaçi

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se do t’i përgjigjet  ftesës së presidentit Thaçi në konsultimet lidhur me hapat që do të ndërmerren pas rrëzimit të Qeverisë.

“Këshilltarët e mi ligjorë, e kanë pasur për detyrë ta vlerësojnë ftesën e presidentit, dhe sugjerimi i tyre është që të shkoj në takim nesër, dhe unë do të shkoj si kryeministër në detyrë”, konfirmoi Kurti në KTV, transmeton Koha.net.

“Kur e mendoj takimin e fundit që e pata me Thaçin ishte datë 13 ditë e premte dhe tash kam për ta takuar me 1 prill, mbase kjo është datë e parshtatshme për ta takuar atë”, ka thënë Kurti.

Zyra e Presidentit ka konfirmuar se ftesat i janë dërguar të gjitha partive parlamentare për konsultim me presidentin Thaçi për hapat e ardhshëm, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti.

Sipas Zyrës së Informimit të Presidentit Thaçi, të gjitha subjektet politike e kanë pranuar ftesën për konsultime.

“Ftesa u është dërguar të gjitha subjekteve politike parlamentare, ku janë ftuar liderët e partive parlamentare për konsultime nesër dhe pasnesër”, kanë thënë në Zyrën e Presidentit.

Sipas tyre, presidenti Thaçi nesër në orën 10:00 takimin e parë e ka planifikuar ta takojë për konsultime Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, në orën 10:30 do ta takojë Kryetarin e LDK-së, kurse në 11:00 atë të PDK-së.

Ndërsa, pasnesër, presidenti Thaçi do t’i presë në takime të ndara konsultative Kryetarin e AAK-së në orën 10:00, Kryetarin e Listës Serbe në orën 10:30, Kryetarin e Nismës në orën 11:00 dhe përfaqësuesit e Grupit 6 Plus në orën 11:30.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img