-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosova mund ta përdor turizmin për zhvillimin ekonomik

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, organizoi sot tryezën e rrumbullakët me përfaqësues të komunitetit të biznesit, nga fusha e promovimit dhe zhvillimit të kapaciteteve turistike, si dhe me përfaqësues të donatorëve, ku u diskutua rreth zhvillimit dhe promovimit të turizmit në Kosovë.
Me këtë rast, Lulzim Krasniqi,  këshilltar i ministres në MTI, tha se shënimi i kësaj dite bëhet me qëllim që të spikatet potenciali turistik dhe kontributi i këtij potenciali të madh në arritjen e qëllimeve rreth zhvillimit të qëndrueshëm, duke adresuar disa nga sfidat serioze me të cilat ballafaqohen shoqëritë e stome.
“Turizmi në shumë vende të zhvilluara, por dhe në ato më pak të zhvilluara është opsioni më i zbatueshëm për përkrahje të zhvillimit ekonomik. Andaj, edhe Kosova si shtet në zhvillim mund të përdor turizmin si sektor me potencial për zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, theksoi Krasniqi.
Sipas një komunikate të MTI-së, Krasniqi ka thënë se MTI do të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët vendor dhe të huaj, në fuqizimin sa më të madh të këtij sektori dhe promovimin e vlera turistike të Kosovës paralelisht me mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim rritjen e ofertës turistike dhe përmirësimin e shërbimeve në mënyrë që vendi ynë të futet në hartën ndërkombëtare si një destinacion turistik konkurrues dhe i cili do t’i sjellë të mira ekonomisë së vendit.
Ndërsa, Remzi Ahmeti nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve (KIESA), foli rreth aktiviteteve që ka mbështetur kjo agjenci në bashkëpunim me donator me qëllim të promovimit dhe zhvillimit të sektorit të turizmit.
“Promovimi në panairin “ITB Berlin” në Gjermani, “Destination Nature” në France , “Adventure Next Balkan” në Ohër, “Turizmi aventurier” në Prishtinë, “Fam trip Kosova 2016’ në Prishtinë, janë disa nga aktivitetet e këtij viti përmes të cilave janë promovuar potencialet turistike të Kosovës, si dhe angazhimi i operatorëve turistik në promovimin e sektorit të turizmit”, theksoi ai.
Gjatë tryezës nga ana e pjesëmarrësve u diskutuan sfidat dhe përparësitë e Kosovës për turizëm dhe  planet në të ardhmen.
Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësuesit nga MTI/KIESA, ambasada e Francës në Kosovës, përfaqësues lokalë të fushës së turizmit, USAID-i, Sëisscontact-i, UNDP-ja,  GIZ-i si dhe përfaqësues të shoqatave të turizmit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img