12 raste të reja me coronavirus, shkon në 106 numri i të infektuarve në Kosovë

113
Advertisement

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)ka njoftuar se sot janë identifikuar edhe 12 raste të reja të infektuar me coronavirus, duke çuar kështu në 106 numrin e peronave të prekur me COVID-19 në vendin tonë.

Advertisement

Sipas IKSHPK, rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë, 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

“Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (69) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, (12) prej tyre kanë rezultuar pozitive”, thuhet në njoftimin e IKSHPK, përcjell Telegrafi.

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE ME COVID-19!

Sot me 30.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar (69) mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, (12) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë. 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.

Nga data 08.02.2020 deri me 30.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.151 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej (106) raste me një (1) rast të vdekjes i një të moshuari 82 vjeç.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke iu obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome. Deri më sot janë kontaktuar dhe janë nën mbikëqyrje 2.242 kontakte të rasteve.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 30 mars 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 760.337 raste të COVID-19 dhe 36.862 raste të vdekjes. Numri më madh i rasteve raportohet nga SHBA (152.631), Italia (101.739), Spanjë (85.195), Kina (81.470), Gjermani (63.929), Irani (41.495), Francë (40.174), Mbretëri të Bashkuar (22.141), Zvicër (15.760), Belgjikë (11.899), Holandë (11.750), Turqi (10.827), Austria (9.541) duke vazhduar me vendet fqinje si Greqi (1.212), Kroaci (790), Serbi (785), Slloveni (756), Maqedoni e Veriut (285), Shqipëri (223) dhe Mal i Zi (91).

Deri me 30 mars 2020, nga vendet e BE/AEE dhe Mbretërisë së Bashkuar janë raportuar këto raste të vdekjes: Itali (11.591), Spanjë (7.340), Francë (2.606), Mbretëri e Bashkuar (1.408), Holandë (864), Gjermani (560), Belgjikë (513), Zvicër (333), Turqi (168), Austri (108), Danimarkë (77), Greqi (43), Poloni (26), Luksemburg (22), Hungari (15), Serbi (16), Slloveni (11), Shqipëri (11), Maqedoni e Veriut (7), Kroaci (6) dhe Mali i Zi (1)“, thuhet në njoftim.

Deri më tani, që nga paraqitja e rasteve me coronavirus, në  Kosovë një person ka vdekur si pasojë e këtij virusi, kurse një është shëruar.

PostAdssFotoja e reklamës