1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Prej pesë ditësh rezulton i zhdukur – familja kërkon ndihmë për gjetjen e Besnik Osmanit nga Presheva

Një faqe në rrjetin social Facebook, ka publikuar të dhënat e një personi nga Presheva, i cili ka pesë ditë që rezulton i zhdukur.

Besnik Osmani nga Presheva, i lindur me 12.05.1978 në Preshevë, që prej datës 24 mars nuk dihet vendndodhja e tij.

Siç bëhet e ditur, kontakti i fundit i tij ishte pika kufitare Muçibabë, Kosove-Serbi rreth orës 17:00.

Sipas faqes “Presheva Jonë”, ai ishte nisur me veturë prej Prishtine në drejtim të Preshevës me datë 24.03.2020 rreth ora 12:00.

“Ai ka tentuar të kalojë kufirin në Muçibabë pa sukses rreth orës 17:00. Pas shumë kërkimesh, vetura e tij është gjetur nga banoret e fshatit Muçibabë në rrugë dytësore të fshatit. Dyshohet se ai ka vazhduar në drejtim të Preshevës në këmbë ku edhe janë humbur gjurmët e tij”, thuhet nga kjo faqe, transmeton Telegrafi.

Luten të gjithë personat të cilët mund të kenë takuar ose kane njohuri për vendndodhjen e tij të na informoni ne:

Preshevë: 00381 63 7759 499

Kosovë: 00383 49 245 444

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img