Ministri gjerman u gjet i vdekur: “Ai ishte thellësisht i shqetësuar për pasojat ekonomike të coronavirusit”

301
Advertisement

Thomas Schäfer, Ministri i Financave i shtetit gjerman të Hesse, mendohet se ka kryer vetëvrasje pasi ishte “thellësisht i shqetësuar” për mënyrën e trajtimit të pasojave ekonomike të coronavirusit, tha të dielën kryeministri i shtetit Volker Bouffier.

Advertisement

Schäfer, 54-vjeç, u gjet i vdekur afër në shinat e trenit të shtunën.

Zyra e prokurorit Wiesbaden tha se ata besojnë se ai vdiq nga vetëvrasja, shkruan DW.

“Jemi në shok të gjithë, ende nuk po mund të besojmë dhe mbi të gjitha jemi jashtëzakonisht të trishtuar”, tha Bouffier në një deklaratë, transmeton Telegrafi.

Buffier, i cili ishte shumë i shqetësuar, kujtoi se Schäfer ishte zyrtari kryesor financiar i Hesse për 10 vjet dhe kishte punuar “ditë e natë” për të ndihmuar kompanitë dhe punëtorët të përballen me pasojat ekonomike të pandemisë.

“Sot duhet të supozojmë se ai ishte thellësisht i shqetësuar”, tha Bouffier, një aleat i ngushtë i kancelares Angela Merkel.

“Tashmë është edhe më shumë e vështirë në këto periudha, sepse ne kishim nevojë për dikë si ai”, shtoi ai.

Shumë popullor dhe i respektuar, Schäfer ishte konsideruar prej kohësh si një pasardhës i mundshëm i Bouffier.

PostAdssFotoja e reklamës