Halil Kastrati në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini tha se pakot ushqimore që i’u dërgohen familjeve në nevojë gjatë kësaj periudhe mund t’iu zgjasin për një periudhë 1 mujore nëse janë familje katër anëtarëshe.
Kastrati theksoi se i kanë në plan 3 mijë familje për t’i ndihmuar, ndërkaq shtoi se janë gjatë gjithë kohës duke u mobilizuar që t’iu dalin në ndihmë të gjithë nevojtarëve në këtë kohë pandemie.
“Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ gjatë gjithë kohës pranon ndihma veçanërisht gjatë kësaj kohe duke marrë parasysh që janë mobilizuar edhe bizneset.
Ndihmat që ne ju dërgojmë familjeve mund t’i shfrytëzojnë për një periudhë 1 mujore nëse janë familje 4 anëtarëshe, mirëpo pas kësaj periudhe nëse përsëri kanë nevojë për gjëra ushqimore ne përsëri do të ju dërgojmë”, tha Kastrati.