3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Ngrënia e ÇOKOLLATËS në MËNGJES është e mirë për TRURIN dhe BELIN!

Shkencëtarët e Universitetit Syracuse në Nju Jork së fundmi kanë kryer një studim me 969 njerëz të moshave 23 deri 98 vjet. Shprehitë e tyre të të ushqyerit nuk ishin ndryshuar.
Eksperimenti kishte treguar se çokollata ka efekt direkt në performancën tonë të aftësive njohës, dhe konsumimi i rregullt e përmirëson dukshëm kujtesën dhe e zhvillon mendimin abstrakt.
Disa vite më parë, hulumtuesit e Universitetit Tel Aviv kishin zbuluar se hanë çokollatë në çdo mëngjes. Ata kishin pohuar se kjo ndihmonte në punën e tyre. Pavarësisht supozimeve se njerëzit duhet të mos konsumojnë çokollatë gjatë kohës kur janë në dietë, është zbuluar se kjo në fakt vetëm sa e ndihmon personin ta humbë peshën e tepërt.

preview-6747360-650x341-98-1474399272

“Kur zgjoheni, truri ka nevojë për energji menjëherë”, thotë Dr. Daniela Jakubowicz, libri i së cilës ishte bërë bestseller.
“Mëngjesi është koha e ditës kur trupi e konverton ushqimin në energji. Më vonë, kur hani, trupi dhe truri ende janë në gjendje që i bën ta ruajnë energjinë e ushqimit si rezervë dhjamore. Kjo është se si fitoni peshë edhe atëherë kur hani më pak.”
Çokollata nuk duhet të hahet pas orës 9 në mëngjes. Sipas Jakubowicz, personat të cilët konsumojnë karbohidrate, proteina dhe deserte me 600 kalori humbin më shumë peshë sesa ata që hanë 300 kalori në mëngjes gjatë një kohe më të vonshme gjatë ditës.

Pra, çfarë gjendet në çokollatë që e bën atë të ketë efekte pozitive? Ekspertët thonë se ka një vlerë ushqyese të quajtur flavanoid, vlerë e cila është tejet e zakonshme në ushqimet bimore dhe përfaqëson mbi 20 për qind të përbërësve që janë prezent në kokrrat e kakaos.
Nivelet e larta të flavanoideve gjenden edhe në çaj, verë të kuqe dhe fruta si rrushi dhe mollët.
Prandaj, herën tjetër që jeni në dilemë nëse duhet të konsumoni pak çokollatë apo jo, më mirë përfshijeni atë në shujtën e mëngjesit. Kësisoj, truri dhe beli vetëm sa do t’ju falënderojnë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img