Izolohet zëvendësministri në detyrë i shëndetësisë, Streten Trajkoviq

94
Advertisement

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës se Kosovës, Streten Trajkoviq është detyruar të hyjë në karantinë për 14 ditë, për shkak se ka hyrë nga Serbia në Kosovë.

Advertisement

Këtë e ka bërë të ditur, zëdhënësi i Ministrisë, Faik Hoti.

Ndërkaq, me qëllim të parandalimit të përhapjes së coronavirusit Qeveria e Kosovës ditë më parë ka urdhëruar ndërprerjen e trafikut nder-urban dhe atij ndërkombëtar.

Po ashtu mbylljen e kufijve tokësorë për pasagjerët që hyjnë në Kosovë, përveç për qytetarët e vet, por të cilët monitorohen dhe dërgohen për izolim për 14 ditë..

Deri më tani në Kosovë është raportuar për 90 raste me Covid-19 ndërsa një pacient ka vdekur tashmë nga virusi që shkakton këtë sëmundje./Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës