0.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Tahiri: Kurti i gatshëm për ta rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare, vetëm për teket e pushtetit të tij

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka ri sjellë debatin rreth gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të deklaratave të kryeministrit në ikje, Albin Kurti për gjoja tentimin e puçit ndaj tij.

Tahiri ka vlerësuar se Kurti ishte në gjendje të rrezikojë jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare për shkak të tekeve të tij për pushtet.

Më poshtë postimi i plotë i deputetit Abelard Tahiri.

“Mungesa e largpamësisë politike e Albin Kurtit, e bën atë krye lajm për së mbrapshti në mënyrë konstante. Ish kryeministri e quajti shqyrtimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, si një puç ndaj shtetit e qeverisë.

Mirë që puçet fiktive kufizohen në kokën e tij,  por dëmi real si kryeministër i një vendi, është mosnjohja e ligjeve dhe normave kushtetuese. Megjithatë kjo si bën aspak përshtypje Albinit, sepse ai kërkon shpjegimin në qëllim e jo në norma.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti në këto rrethana e që duhet të miratohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, është asgjë më shumë sesa mobilizim i nivelit më të lartë të të gjithë mekanizmave shtetëror, përfshirë FSK-në, me qëllim të zbatimit të masave për mbrojtjen e jetës së qytetarëve nga pandemia e virusit COVID-19.

Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, e përshkruajnë qartë rrethanat që mund të çojnë në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, procedurat që duhen ndjekur dhe përcaktojnë kufijtë e kompetencave që mund të ushtrohen në këtë rrethanë, përfshirë edhe të drejtat që mund të pezullohen përkohësisht.

Por pavarësisht situatave, sipas normave e praktikave ndërkombëtare, gjendja e jashtëzakonshme i përmbahet parimeve vitale ndër të cilat: përkohshmëria e vendosjes së kësaj gjendjeje, përpjesëtueshmëria e masave të marra për t’iu kundërpërgjigjur seriozitetit të situatës apo krizës dhe ligjshmëria.

Pra gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, respektohen kufijtë e parashikuar nga Kushtetuta dhe instrumentet e së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, ndaj të cilave nuk mund të ketë asnjë shmangie.

Përderisa kjo është rrafsh normativ e i rregulluar ligjërisht, fobia e ish kryeministrit është e çrregulluar politikisht.

Refuzimi i tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, flet vetëm për një fakt: Gatishmërinë e tij për ta rrezikuar jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare, vetëm për teket e pushtetit e tij dhe insinuatat e pashpjegueshme që i ka në kokë.

Pra, Kryeministri i shkarkuar e kishte hallin vetëm te pushteti i tij, sepse në maninë e tij, pushteti nuk ndahet me askënd. Këtë masë preventive e gatishmërie për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, ai e interpretoi si puç ndaj tij, ani pse me këtë rast, u dëshmua thellë mosnjohja e plotë nga ana e tij e Kushtetutës, sepse megjithatë përgjegjësitë dhe kompetencat e qeverisë mbeten të njëjta, përjashtimisht aspekteve që lidhen me menaxhimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe masave e veprimeve për të cilat qeveria i subordinohet vendimeve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img