Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës.
“Me qëllim të informimit të drejtë të publikut e qytetarëve dhe kursimit të tyre nga informatat e pavërteta, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informoj publikun për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe njësitë e saj”, thuhet në njoftim.
Me datën 11 mars 2020, ende pa pasur asnjë rast të vërtetuar me Covid-19 në Malishevë, MSh e ka furnizuar QKMF-në e kësaj komune me:
90 Maska Respirator FFP2
80 Veshje për personelin shëndetësor
1800 dorëza
40 dezinfektues
4 termometra infra red
Me datë 15 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:
500 maska mbrojtëse dhe
4800 dorëza sterile dhe jo sterile
Me datë 20 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:
100 Respirator Maska FFP2
40 veshje (L)
40 veshje (M)
30 veshje (L)
40 mburojë për fytyrë
10 syze mbrojtëse
4000 dorëza (L)
4000 dorëza (M)
50 litra alkool etilik
4 dezinfektues 500 ml
Me datë 27 mars 2020, QKMF në Malishevë është furnizuar me:
120 Respirator Maska FFP2
100 maska kirurgjike
50 rroba mbrojtëse
10 sete sterile (kombilizone)
1 Dezinfetktues 5 litërsh
10 qese 15×80
10 qese 600 x780
100 përparëse për një përdorim
10 këmisha për pacientë
96 letra (rollne) higjienike
48 litra alkool etilik
1000 dorëza (M)
1000 dorëza (L)
100 kalaqe
Krahas furnizimeve të dedikuara për mbrojtje nga Covid-19, QKMF e Malishevës ka marrë edhe furnizimin tjetër të rregullt me barna të Listës Esenciale.
MSh është e vetëdijshme që interesimi i secilës komunë është që gjatë kësaj kohe të ketë furnizime sa më të mira, por në përgjegjësinë e MSh-së është që të kujdeset për të gjitha komunat, duke siguruar personelin shëndetësor në radhë të parë.
Gjithashtu, informojmë opinionin se mjetet e dërguara në Komuna janë për mbrojtje të personelit, sidomos gjatë kontakteve të para me pacientët me Covid-19, derisa trajtimin e tyre e bën Klinika Infektive për rastet që kanë nevojë për terapi dhe tretman spitalor.
Me procedurat e filluara për furnzime të reja, MSh ditëve në vijim do të ngris edhe më tej nivelin e furnizimeve në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Komunën e Malishevës.