Mbushen rrugët e Fushë Kosovës, qytetarët nuk duan t’ia dinë për coronavirusin

52
Advertisement

Pavarësisht masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve, në Fushë-Kosovë po vërehet dalje masive të qytetarëve në të njëjtin orar (të lejuar) duke e shtuar kështu rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19.

Advertisement

Komuna e Fushë Kosovës, përmes një video-postimi në Facebook zyrtar të Komunës, ka apeluar te qytetarët t’i respektojnë në mënyrë strikte rekomandimet dhe të përmbahen nga daljet e pa nevojshme duke qëndruar në shtëpi.

“Ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që ta parandalojmë zgjerimin e kësaj pandemie përmes masave mbrojtëse që kemi ndërmarrë dhe po ndërmarrim çdo ditë.

Mobilizimi i sistemit shëndetësorë, dezinfektimi i rrugëve dhe hyrjeve të blloqeve të banimit apo furnizimi me ushqime për ata që kanë nevojë, janë vetëm disa nga masat që Komuna ka ndërmarrë ditëve të fundit”, thuhet në njoftim.

Fushë-Kosova ende vazhdon të mos ketë asnjë të prekur me COVID-19. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës