“Familja është e bazuar në atë se pavarësisht sfidave, ne bashkë jemi në të fuqishëm dhe më të sigurt”, thekson Stoltenberg.

Në njoftim theksohet se ceremonia për ngritjen e flamurit të Maqedonisë së Veriut do të bëhet më 30 mars të këtij viti, në prezencë të Stoltenbergut dhe përfaqësuesve tjerë.

Ndryshe, protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO e ratifikuan të gjithë 29 shtetet, ndërsa e fundit e bëri Spanja.