16.1 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Albanian Film Week me konkurs për skenaristët, ndahen 50 mijë dollarë

Projektet fituese do të kenë rastin të bëjnë një pitching para producenteve dhe regjisorëve amerikan gjatë festivalit

Albanian Film Week e udhehequr nga kompania Nil Production me seli në New York, shpall konkurs ndërkombëtar për skenar të metrazhit të gjatë, metrazhit të shkurtër dhe atij dokumentar. “Kompania do të ndajë 15 shpërblime në vlerë monetare për 15 skenarët që premtojnë zhvillimin e tyre. Shpërblimet do të ndahen publikisht gjatë zhvillimit të edicionit të 6 -të të Javës së Filmit Shqiptar, që do të mbahet në muajin maj të vitit 2017.
Projektet fituese do të kenë rastin të bëjnë një pitching para producenteve dhe regjisorëve amerikan gjatë festivalit. Aplikimi bëhet online, permes faqes zyrtare www.nilproduction.net”, është shpjeguar për KultPlus ë lidhje me këtë konkurs.
Të gjitha projektet duhet të dorëzojnë sinopsiset e tyre të gjatë: minimumi 2 faqe dhe maksimumi 5 faqe me temë të lirë. Per më shumë info: www.nilproduction.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img